www.valamobile.com :: Faqet Standarde

PBSH

Si mund të bëj thirrje nga Vala?

Së pari vendoseni SIM kartelën në aparatin tuaj  mobil varësisht nga modeli i aparatit mobil ju do të përdorni tërë SIM kartelën ose do të thyeni pjesën e theksuar.  Aktivizoni telefonin tuaj dhe nga ju do të kërkohet të shtypni PIN-kod (Personal Identification Number).PIN kodi për të gjitha kartelat e Valës është i njejtë  “0000“ dhe pas shtupjes së kodit kartela juaj do të jetë active dhe ju mund të bëni thirrjen e parë.

Çfarë ndodh nëse unë e jap PIN kodin e gabuar?


Nëse bëni tri (3) tentime të gabuara, SIM kartela juaj do të bllokohet  dhe do të kërkohet nga ju që të shtypni PUK-kodin (Personal Unblocking Key) të cilin e keni në pjesën e madhe të kartelës suaj në formë të hijëzuar apo mund ta merrni edhe duke thirrur në Qendrën e thirrjeve ose në Qendrën Kujdesi ndaj Konsumatorëve.Pas dhënies së PUK kodit do të kërkohet gjithashtu nga ju që të shtypeni dy herë PIN kodin për verifikim dhe pas kësaj kartela juaj do të jetë përsëri aktive.

Përpos PIN1 kartela posedon edhe PIN2 i cili bën bllokimin e disa parametrave ne mobilin tuaj, bllokada e PIN2 prapë lejon operime normale te aparatit, vetem ato parametra të cilat kerkojne që te jetë aktiv PIN2, te cilat jesin të bllokuara deri sa te ipet PUK2, për debllokimin e atyre parametrave.

Çfarë ndodh nëse e jap PUK kodin e  gabuar?


Secila kartelë e Valës iu jep mundësinë që të bëni 9 tentime për dhënien e PUK kodit por nëse të gjitha këto janë të gabuara, atëherë kartela juaj do të bllokohet dhe do të jetë e papërdorshme.

A mund ti dëgjoj porositë në Sekretarinë time telefonike nga ndonjë aparat tjetër?

Keni mundësi që Sekretarisë Telefonike Personale ti qaseni edhe nga ndonjë telefon tjetër mobil ose nga ndonjë telefon i rrjetit fiks. Duke thirrur +377(0)44070707 ju do të kyçeni në serverin e Sekretarisë Telefonike Personale. Pas kësaj shënoni numrin tuaj të telefonit mobil (p.sh 044XXXXXX) si dhe kodin tuaj sekret (p.sh. 1234#) dhe përcillni instruksionet e dhëna për të dëgjuar porositë e dedikuara për ju.

Gjate riorientimit te thirrjeve a shpenzohet kredia nga llogaria ime?


Ne te gjitha rastet kredia juaj do te shpenzohet ne ate menyre ne qofte se personi tek e keni riorientuar thirrjen e pranon ate thirrje ose e degjon porosine tuaj.

A mund të dërgoj apo pranoj fakse përmes Valës?

Po ju mund të dërgoni/ pranoni faks përmes operatorit tonë. Shërbimi i tillë quhet fax / data dhe për momentin mund ta aktivizojnë vetëm konsumatorët që shfrytëzojnë profilin post-paid të kartelave tona.Shpejtësia maksimale e bartjes së të dhënave është 9.6 kbps.

Çka nevojitet për ta shfrytëzuar këtë shërbim?

  • Telefoni mobil që përkrah bartjen e të dhënave;
  • Kompjuteri me port serik, ose me port Infrared, ose me slot për PCMCIA kartelë;
  • Kablli përkatës për lidhje të telefonit mobil në portin serik, ose PCMCIA kartela me kabëll përkatës, ndërsa për lidhje në Infrared port duhet ta keni telefonin që mund të lidhet me Infrared portin;
  • Fax ose data software përkatës të instaluar në kompjuter.