www.valamobile.com :: Informata

Këshilla praktike

Telefoni juaj mobil nuk punon:

  • Verifikoni se a e keni të kyçur telefonin
  • Kontrolloni gjendjen e baterisë
  • Verifikoni se a gjendeni në vendin ku ka mbulueshmëri 
  • Verifikoni se a është e vendosur mirë SIM kartela në telefon
  • Verifikoni se a keni futur PIN kodin e duhur

Telefoni juaj mobil nuk pranon SIM kartelën Vala

  • Verifikoni se a është e vendosur mirë SIM kartela në telefon
  • Verifikoni se mos është e bllokuar SIM kartela
  • Verifikoni se mos telefoni juaj mobil është koduar për përdorim me SIM Kartelë të një operatori tjetër

Ndërprerja e befasishme e bisedës

  • Kontrolloni intensitetin e sinjalit në telefonin tuaj mobil
  • Zhvendosuni në vendin ku ka sinjal më të fortë

Telefoni juaj nuk cingëron kur dikush ju thërret

  • Verifikoni se mos e keni të deaktivizuar zilën në telefon
  • Verifikoni se mos keni aktivizuar shërbimin Riorientimi i Pakushtëzuar i Thirrjeve

Nuk mund të bëni thirrje

  • Verifikoni se a keni zgjedhur saktësisht numrin e telefonit të cilin dëshironi ta thirrni
  • Verifikoni se mos keni aktivizuar shërbimin CLIR në telefonin tuaj, e për të cilin shërbim nuk jeni parapaguar 
  • Verifikoni gjendjen e kredisë suaj dhe statusin e SIM Kartelës (për konsumatorët me parapagim)

Nëse e keni humbur ose iu është vjedhur telefoni juaj mobil me SIM kartelën Vala

Kontaktoni Qendrën Kontaktuese me Konsumatorë Vala në numrin 555 nëse thirrni nga telefoni mobil, ose 038/500-555 nëse thirrni nga telefoni fiks.