www.valamobile.com :: Informata

Kyçja e aparatit dhe përdorimi i SIM kartelës

Vendoseni SIM kartelën në aparatin tuaj  mobil

Varësisht nga modeli i aparatit mobil ju do të përdorni tërë SIM kartelën ose do të thyeni pjesën e theksuar.

Kyçeni aparatin  tuaj mobil
 
Telefoni aktivizohet dhe nga ju do të kërkohet të shtypni të ashtuquajturin PIN-kod (Personal Identification Number).
Shtypni “0000“ duke përfunduar me shtypjen  e tastit  “OK” ose “YES”. Pas kësaj në ekranin e aparatit tuaj do të paraqitet  212-01, MC-01 ose Vala dhe  ju do të mund të bëni thirrjen e parë.

Të nderuar kliente këshilloheni që posa të keni blerë, ose rigjeneruar SIM kartelen e Valës te beni modifikimin e PIN kodit te SIM karteles

Po nëse bëni tri (3) tentime të gabuara, SIM kartela juaj do të bllokohet dhe në ekranin e aparatit mobil do të paraqitet porosia përkatëse. Për të debllokuar SIM kartelën, nga ju kërkohet  të shtypni PUK-kodin (Personal Unblocking Key) të cilin mund ta merrni te Qendra Kontaktuese me Konsumatorë më e afërt.
 
KUJDES:

Nëse gjatë shtypjes së PUK-kodit bëni më tepër se 9 (nëntë) tentime të gabuara, atëherë kartela juaj do të bëhet e papërdorshme. Për rregullimin e saj duhet të kontaktoni Qendrën Kontaktuese me Konsumatorë. Nëse plotësohen kushtet e kërkuara dhe pasi të keni paguar shumën e caktuar për këtë shërbim, ju mund të merrni një SIM kartelë të re.
 
Ju lutemi ruani dëshmitë mbi pronësinë e SIM kartelës (faturën e blerjes, pjesën e mbetur të kartelës apo formularin evidentues).