Familja dhe miqtë
Biseda në grup: 4 cent në minutë, 24 orë, shtatë ditë në javë,
SMS në grup: 2 cent
Konfigurimi i “Familja dhe Miqtë” edhe me SMS
Operatori publik mobil Vala, njofton konsumatorët e vet se prej tash e tutje do të mund të bëjnë konfigurimin e produktit “Familja dhe Miqtë” përmes dërgimit të një mesazhi në numrin 553.
Ky aplikacion është edhe një mundësi shtesë, më efikase dhe më efeciente, në mënyrë që t’i mundësojë konsumatorëve të Valës, ta konfigurojnë produktin “Familja dhe Miqtë”.
Aplikacioni në fjalë proceson kërkesën e konsumatorit, pasi ta ketë analizuar atë për korrektësi në përmbajtje dhe format.
Mesazhi i cekur duhet të përmbaj minimum një (1) dhe maksimum pesë (5) numra të telefonave të rrjetit të Valës, të ndarë me: hapësirë, katrorë(#) ose presje (,) si p.sh:
044XXXXXX,044XXXXXX,044XXXXXX,044XXXXXX,044XXXXXX
apo
044XXXXXX#044XXXXXX#044XXXXXX#044XXXXXX#044XXXXXX
Në rast se ndonjëri prej numrave të pranuar nuk i përmbahet kërkesës si në shembujt më lartë, pra numri të ketë 6-9 shifra dhe të filloj me 044 apo me 44, atëherë numri i tillë nuk procesohet.
Pasi që formati i mesazhit të pranuar të jetë kontrolluar me sukses, bëhet kontrolli i listës paraprake nëse veç një listë e tillë ekziston, e plotë apo e pjesërishme.
Qëllimi i këtij kontrolli është që të plotësohet lista prej pesë (5) numrave duke evituar edhe duplikimin e numrave në listë.
VALA në vazhdimësi do të dal me oferta dhe produkte të reja të cilat do të jenë shumë konkurruese në tregun e telefonisë mobile në vend.
Telefonia mobile në këtë mënyrë do të bëhet e arritshme dhe e leverdishme për të gjithë.
Nëse përmbajtja e SMS-it nuk është konform rregullave të përmendura, konsumatorit i dërgohet një SMS ku njoftohet se formati i kërkesës ishte i gabuar.
Në të gjitha rastet ku kërkesa është e formatit të rregullt, pa marrë parasysh nëse kërkesa është procesuar apo jo, konsumatorit përmes një SMS-i, i dërgohet lista e numrave aktivë në produktin ‘”Familja dhe Miqtë”.
Duhet theksuar, se tani për tani, aplikacioni ofron vetëm mundësinë e krijimit apo plotësimit të listës së numrave të produktit “Familja dhe Miqtë” ndërkohë që nuk ofron mundësinë e fshirjes apo ndërrimit të numrave në listën e numrave të produktit ‘Familja dhe Miqtë’.
Përshkrimi i procedurës për aktivizim me thirrje


