2009-11-04
Paguaj 3 euro, flisni një orë në çdo kohë me VALA
“3 euro” është produkti më i ri i lansuar në treg nga operatori publik mobil VALA, i cili e ofron këtë pako të zërit vetëm për konsumatorët e vet me parapagim (Prepaid).Vetë emri i pakos, “3 euro”, tregon se, konsumatorët me parapagim të VALA, kanë mundësi që vetëm për 3 euro të realizojnë thirrje në kohëzgjatje prej 60 minutash, brenda rrjetit VALA - drejt telefonave fiks të Telekomit të Kosovës në çdo kohë, ndërkohë, që deri më tash me 3 euro konsumatorët kanë mundur të flasin 30 minuta.
Me këtë risi, operatori VALA u mundëson konsumatorëve të vet, të përfitojnë dyfishin e minutave.
“Lansimi i këtij produkti të ri të operatorit VALA, dhe produkte e shërbime të tjera që do të pasojnë në vijim, dëshmojnë për qëllimin dhe obligimin tim, që unë, ia kam vënë vetes që prej marrjes së detyrës si Kryeshef Ekzekutiv. Ofertat e lansuara tregojnë se fokusimi im i vetëm ka qenë dhe vazhdon të mbetet konsumatori dhe përmbushja e kërkesave të tyre, për një komunikim të lirë dhe kualitativ”, ka thënë Dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK Sh.A., me rastin e lansimit të këtij produkti.
Pakoja e re “3 euro”, do të ketë afatin e vlefshmërisë një (1 ) javë nga dita e blerjes, ndërkohë, thirrjet brenda rrjetit VALA do të tarifohen për minutë (60 sekonda), ndërsa në rrjetin fiks për çdo minutë bisede nga pakoja do të shpenzohen 2 minuta.
Aktivizimi dhe blerja e pakos, bëhet nëpërmjet thirrjes në numrin 211, dhe pasi konsumatori të ketë dëgjuar udhëzimet, duhet zgjedhur:
a.Shtypni 7 për të blerë pako;
b.Shtypni 1 për të blerë pakon e zërit.
Ndërsa, për të shikuar gjendjen në llogarinë e tyre, respektivisht shfrytëzueshmërinë e minutave në këtë pako, konsumatorët duhen të veprojnë siç vijon: shtyp 551 dhe 2 apo duke shtypur *101#.
Produktet tjera
Operatori publik mobil VALA gjithashtu duke filluar nga sot lanson edhe produktin e quajtur Web SMS, dedikuar bizneseve të cilave u mundësohet dërgimi i SMS-ve në sasi të mëdha nëpërmjet Web Faqes së PTK-së, www.valamobile.com.
Konsumatorët e interesuar për këtë shërbim mund të vizitojnë pikën e shitjes në Prishtinë (te Qafa), ku do të priten me kënaqësi nga stafi i PTK-së të cilët do t’i ofrojnë zgjidhjen më të favorshme varësisht nga kërkesat e tyre.
Produkti tjetër, i cili po ashtu lansohet sot, është Televoting që ofron zgjidhjen komplete të sistemit të votimit nëpërmjet SMS-ve. Ky shërbim u dedikohet Televizioneve dhe Radiove dhe i mundëson përfshirjen e audiencës së tyre në votimin e garuesve nëpërmjet shërbimit SMS. Ky shërbim atraktiv do të mundësoj inkuadrimin masiv të publikut në emisione të ndryshme në të cilat kërkohet opinioni i tyre (zgjedhjen e çmimit të publikut në spektakle të ndryshme, shprehjen e opinionit nëpërmjet votimin në emisione të caktuara, etj).
Të gjitha këto produkte dhe të tjera që do të lansohen në vazhdim, do të jenë shumë konkurruese në tregun e telefonisë mobile në vend dhe me çmime shumë të volitshme.


